Polica sekuestron kartëmonedha të falsifikuara

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar nga kompani të ndryshme janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme që të dyshohet se janë të falsifikuara.

Siç njofton policia, parat e falsifikuara janë sekuestruar dhe rasti është në procedurë hetimore.

“Prishtinë / 13.12.2023-07.03.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga kompani të ndryshme janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara, paratë janë sekuestruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e 24 orësh të policisë. /KosovaPress/

Read Previous

Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Read Next

Ismail Kadare me librin “Kur Sunduesit Grinden”, shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024”