Po ribashkohen Gerard Pique dhe Carles Pyol, tani në një rol më ndryshe

Carles Puyol është i vendosur të ribashkohet me Gerard Piquen – këtë herë në zyra, sipas asaj që raporton Marc Bernard Suelves i Diario AS.

Andorra është klubi nën pronësi të Piques dhe së fundmi ka kontakutar me legjendën e Barcelonës.

45-vjeçari mund t’i bashkohet bordit të klubit si asistent i drejtorit të tyre – Jaume Nogues.

Bordi i Andorras e vlerëson lartë kontributin që mund të jap Puyoli tek ta. Ata besojnë se ky emërim do të joshte shumë lojtarë të mundshëm në klub. Vetë Carles do të ishte i emocionuar të kontribuonte në projektin e ish-shokut të tij të skuadrës.

Disa muaj më parë, Puyol bleu një rezidencë në Andorra, gjë që tregon se ai mund të merrte një punë të re së shpejti.

Andorra aktualisht luan në La Liga 2. Sezonin e kaluar, ata përfunduan në vendin e 7-të – shumë afër vendeve të play-off-it. /Telegrafi/

Read Previous

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, temë diskutimi në takimin e Kurtit me kryeministrin grek

Read Next

Dogana arrin rekord të hyrash, mbledh 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës