Platforma e-shkollori së shpejti edhe në shkollat e komunës së Gjakovës

Komuna e Gjakovës nga muaji shtator ka filluar me digjitalizimin e sistemit shkollor përmes platformes e-shkollori. Ky projekt do të fillojë të implementohet shumë shpejt nëpër të gjitha shkollat e komunës tonë. Kështu kanë thënë zyrtarë të drejtorisë komunale të arsimit poashtu trajnimet për mësimdhënësit do të fillojnë shumë shpejt, kështu tha drejtori i shkollës “Yll Morina”, Berat Bejtullahu.

Përfitimet nga kjo platformë janë të dimensioneve të mëdha, duke filluar nga drejtoria e arsimit e cila e ka më të lehtë monitorimin e të gjitha shkollave, duke pasur qasje edhe prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit.

Edhe në shkollën “Anton Çetta” në fshatin Dol mësimdhënësi i teknologjisë informative, Ilir Gjokaj e mirëpret digjitalizimin e sistemit shkollor. Ai tha se kjo platformë ka shumë përparësi.

Ky projekt kap vlerën e investimit prej 52,285 euro.

Read Previous

​SHSKUK furnizohet me Remdesivir, nga sot pacientët s’kanë nevojë ta blejnë këtë ilaç

Read Next

Nga 20 deri më 28 shtator do të dëshmojnë dy dëshmitarët e parë në rastin e Salih Mustafës