Plagoset një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Është plagosur me armë zjarri një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të martën.

Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar për mjekim dhe se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur hetimet për identifikimin e personit të dyshuar dhe për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.

“Sot rreth orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Borovci.

Read Previous

​KOMF: Mbani fëmijët larg aktiviteteve zgjedhore

Read Next

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizitojnë Gjakovën