Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar trajnimin “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman të Vlorës.
Sipas njoftimit, trajnimi kishte për qëllim rifreskimin dhe avancimin e njohurive profesionale në zhytje, me fokus në teknikat moderne të zhytjes, sigurinë nënujore, planifikimin dhe realizimin e operacioneve të zhytjes, kontrollin e lundrueshmërisë, sistemin buddy, si dhe zhvillimin e aftësive për mësimdhënie dhe demonstrim praktik.
“Përmes këtij programi, pjesëtarët e FSK-së kanë forcuar kapacitetet profesionale për realizimin e misioneve të kërkim-shpëtimit dhe operacioneve të specializuara nënujore”, theksohet në njoftimin e FSK-së. /RTKlive