Piktorja hap ekspozitë në moshën 100-vjeçare

Një grua ka hapur një ekspozitë me piktura për të festuar 100-vjetorin e saj.

Nada Rudan, nga Bosnja, mësoi të pikturonte kur ishte 87 vjeç, dy vjet pasi la punën e saj si rrobaqepëse.

Tashmë, më shumë se 10 vite më vonë, ajo thekson se piktura e ndihmon të relaksohet dhe se pasionit të saj të ri i kushton 3 orë në ditë.

“Nuk e njoh fjalën “mërzi”, nuk e di se çfarë do të thotë “depresion”, gjithmonë e gjej diçka për të bërë. Nuk jam artiste e vërtetë, jam amatore, por jam tepër e lumtur që në ekspozitën time erdhën shumë familjarë, miq dhe fqinj.

Për Reuters, Nada tha se në shtëpinë e saj në Sarajevë ka rreth 200 piktura.

“Gëzoj shëndet të mirë, duart i kam të qëndrueshme dhe nga sytë nuk kam probleme. Rrallë përdor syze kur pikturoj”, tregon 100-vjeçarja.

/A2news/

Read Previous

Moti me diell do ta karakterizojë Gjakovën në 7 ditët e ardhshme

Read Next

Vendi ku mund të nisë lufta bërthamore SHBA-Rusi