Piktori Armend Zeqa hap ekspozitën personale “Reflektimi i Kohës”

Reflektim i Kohës” kështu u titullua ekspozita personale e piktorit Armend Zeqa e cila u hap sot në galerinë e arteve në qytetin e Gjakovës. Rreth 20 vepra u prezantuan për të gjithë adhuruesit e artit të cilët patën mundësinë ti shohin dhe të kuptojnë nga afër tematikën që ka shtjelluar piktori. Shumëllojshmëria e ngjyrave e ndërthurur me imagjinatën dhe frymëzimet e kohës së sotme bënë që për më shumë se tre vite piktori Zeqa të realizoj këtë ekspozitë.

Për të parë nga afër krijimtarinë artistike të piktorit Zeqa erdhën edhe kolegët e tij nga gjimnazi “Hajdar Dushi”. Puna dhe angazhimi i tij në fushën e artit figurativ po trasohet edhe tek brezat e rinjë u tha me këtë rast.

Artisti duhet ta shikojë botën me të gjitha ngjyrat, madje duhet të shkojë përtej asaj që sheh syri kështu është shprehur mes tjerash piktori Zeqa i cili është munduar të bëjë një lidhje mes artit dhe realitetit në një mënyrë shumë të bukur siç janë këto piktura me motive shumëdimensionale. Përndryshe edhe në ditët në vijim do të ketë ekspozita të ndryshme të cilat janë quajtur “Ekspomania” ku është bërë kombinimi në mes të artit figurativ dhe artiti skenik që do të prezantohen në kuadër të festivalit “Art Mania”.

Read Previous

Kryesuesi i KPK-së njofton ambasadorin e Norvegjisë për të arriturat e sistemit prokurorial

Read Next

Veteranët udhëtojnë në Durrës, të dielën i pret ndeshja me Shqipërinë për nder të 28 Nëntorit