Përleshje mes disa personave në Gjakovë, theret me thikë një person

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dje në rrugën “UÇK” në Gjakovë me ç’rast një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për TV Syri-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dje rreth orës 20:10 është pranuar informatë se katër persona (meshkuj të moshës madhore) ishin përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë). Gjendja e tij shëndetësore, sipas personelit mjekësor, është stabile. Policia ju ka përgjigjur rastet dhe janë arrestuar tre të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje, ndërsa lënda do i dërgohet prokurorit në procedurë të shpejt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/

Read Previous

Kurti: Fuqizimin i marrëdhënieve Kosovë-Irlandë, një nga bekimet e 2024-tës

Read Next

Sylvinho shpjegon arsyen pse Daku dhe Muja nuk janë ftuar për ndeshjet e marsit