Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Takimi midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvillua sot në Stamboll ka përfunduar.

Delegacionet u takuan në Stamboll për të rënë dakord për një armëpushim dhe një fund të konfliktit në Ukrainë.

Bisedimet zgjatën rreth katër orë me pushime të herëpashershme. Është e paqartë nëse do të vazhdojnë për një ditë të dytë, raporton Reuters.

Roman Abramovich ishte i pranishëm në bisedime, por jo zyrtarisht pjesë e ekipeve negociatore.

Skynews shkruan se rezultatet e negociatave do të publikohen në orët në vazhdim.

/abcnews.al/

Read Previous

Elon Musk po mendon të krijoj një rrjet të ri social

Read Next

​KOK: 41 sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare