Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, shprehu kënaqësinë e tij pas fitores 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.
Flick lavdëroi performancën e jashtëzakonshme të lojtarëve të tij dhe theksoi se ishte një fitore e jashtëzakonshme, sidomos përballë një rivali kaq të fortë si Real Madrid. Ai u shpreh krenar për angazhimin dhe paraqitjen e ekipit në fushë.
Sipas tij, Barcelona e luajti stilin e duhur duke e kontrolluar lojën dhe duke luftuar deri në fund, edhe pse ndeshja nuk ishte e lehtë.
Trajneri gjerman e përmendi gjithashtu rolin vendimtar të Raphinhas, i cili i shënoi dy gola dhe ndikoi shumë në ritmin e lojës.
Ai e vlerësoi mentalitetin e sulmuesit dhe punën e gjithë ekipit për të bërë presing efektiv dhe për ta mbajtur kontrollin e lojës.
Një tjetër moment i rëndësishëm për Flick ishte rikthimi në fushë i Ronald Araujos, i cili hyri në lojë si zëvendësues dhe qëndroi i lumtur duke e ngritur trofeun me bashkëlojtarët diçka që sipas trajnerit është shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës.
Në përgjithësi, Flick theksoi se ky trofe sjell ndjenja shumë pozitive dhe tregon se Barcelona është në një gjendje të mirë për ta vazhduar sezonin me besim të lartë.