Përdoruesit e WhatsApp tani mund të transferojnë bisedat nga Androidi në iPhone

Përdoruesit e WhatsApp që kalojnë në një iPhone nga Androidi tani mund të marrin historikun e mesazheve me vete.

Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i kompanisë Mark Zuckerberg përmes një postimi në Facebook, derisa potencoi se kjo veçori ishte shumë e kërkuar.

Deri më tani ka qenë i mundur transferimi i të dhënave të WhatsApp-it vetëm nga ana tjetër – nga një iPhone në platformën Android të Google – dhe u prezantua vetëm vitin e kaluar.

“Ne po i shtojmë WhatsApp-it aftësinë për të kaluar në mënyrë të sigurt midis telefonave dhe për të transferuar historikun tuaj të bisedave, fotot, videot dhe mesazhet zanore midis Android dhe iPhone duke ruajtur edhe sistemin për sigurinë në biseda (end-to-end encryption)”, ka shkruar Zuckerberg në Facebook.

“Ky është një veçori shumë e kërkuar. Ne lansuam funksionin për të kaluar nga iPhone në Android vitin e kaluar dhe tani po shtojmë veçorinë nga Androidi në iPhone gjithashtu”. 

Read Previous

Ja kur do të rikthehen temperaturat e larta në Gjakovë

Read Next

Kosova merr pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia