Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – Bad News Eagles dy vende më poshtë

Faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka përditësuar renditjen botërore të ekipeve të CS:GO, pas fillimit të ngjarjeve në vitin 2023.

Ky përditësim sheh në vendin e parë ekipin G2, të cilët së fundmi po kalojnë në një formë fantastike.

Tani ekipi Heroic renditet në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë përsëri mbetet ekipi FaZe

Ndryshime në renditje ka pasur edhe ekipi Bad News Eagles të cilët kanë renditje më të dobët, duke kaluar në vendin e 20 –të, nga 18 –të sa ishin më parë.

Befasia e këtij përditësimi ishte ekipi IHC nga Mongolia të cilët renditen në vendin e 21 –të, duke kaluar 15 pozita më lartë.

Më poshtë e gjeni listën e 20 ekipeve më të mira në botë për momentin:

1.G2
2.Heroic
3.FaZe
4.Liquid
5.Outsiders
6.Na’Vi
7.Vitality
8.MOUZ
9.FURIA
10.OG
11.fnatic
12.Cloud9
13.Spirit
14.BIG
15.Astralis
16.NIP
17.ENCE
18.Complexity
19.Sprout
20.Bad News Eagles

Read Previous

“Drutë, vaji, mielli, karburantet” cilat produkte u shtrenjtuan e cilat u liruan brenda këtij viti?

Read Next

Alarmet e rrejshme për bombë në aeroportin “Adem Jashari”, policia heton rastet