• 11 August, 2022

Për herë të parë, një shqiptar prekë shikueshmëri prej 35 milionë në TEDx

Për herë të parë një folës nga Ballkani përfundoi në “zgjedhjen e redaktorit” në kanalin zyrtar të TED në YouTube, duke e renditur atë në 0,5% i më të mirëve nga 19.700 fjalime në mbarë botën.

Fikret Zendeli, sipërmarrësi zvicerano-maqedonas nga Gostivari dhe themeluesi i të Premtes Sociale (Social Friday), foli në TEDxZurich, për të risjellë një formë tjetër të produktivitetit të së premtes.

Platforma Social Friday ka për qëllim t’i aktivizojë kompanitë, organizatat dhe universitetet që vullnetarisht t’i dedikohen një kauzë lokale pasditen së të premtes.

Kjo ide erdhi si rezultat i një artikulli rreth hulumtimit të bërë nga “British Airways” i cili zbuloi se shumica e nëpunësve nuk janë produktiv gjatë të premteve pasdite, me fokusin që sa më shpejt të mbarojnë me orarin e punës për të filluar fundjavën e tyre.

Një fakt i tillë nxiti Zendelin për të rishpikur të premtet, duke iniciuar platformen e tij Social Friday për të bërë bashkë komunitetin për të mirën e përgjithshme. Deri tani Social Friday ka pasur qindra aktivitete në mbarë botën ku njerëz nga sfera të ndryshme bëhen bashkë me aktivitete për të ngritur vetëdijen ndaj temave që janë të rëndësishme si ato të; ambientit jetësor, mbështetjen e të rinjve në përfitimin e aftësive të reja, shkëmbim përvojash, mbështetje ndaj grupeve të margjinalizuara etj.

Me këtë përzgjedhje nga TEDx, Zendeli bëhet i vetmi shqiptar që ju bashkohet folësve të tjerë të famshëm si Bill Gates, Elon Musk, Al Gore dhe Bill Clinton.

TED Talks është platforma më e famshme për shkëmbimin e ideve inovative me ndikim global.

Videot TED janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë.

Për të ndjekur fjalimin klikoni ketu.

Read Previous

Përfundojnë ndërhyrjet restauruese në Mullirin e Gjikokajve në Deçan

Read Next

Çmimi i espressos nëpër qytetet europiane, përmendet edhe Prishtina