Për herë të parë që nga viti 1964, më pak se 1.000 vetëvrasje brenda vitit në Zvicër

Pavarësisht stresit të shtuar psikologjik të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve në Zvicër gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie në krahasim me mesataren e deriatëhershme.

Këtë e tregojnë shifrat e fundit nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), shkruan srf.ch.

Trendi tashmë afatgjatë i rënies ka vazhduar edhe në vitin 2020, shkruan zyra në një deklaratë.

Por, ajo që është interesante kësaj radhe është se për herë të parë që nga viti 1964, më pak se një mijë njerëz i kanë marrë jetën vetes në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për 972 vetëvrasje të regjistruara brenda vitit.

Numri më i lartë i vetëvrasjes brenda një viti, ai prej 1600 rastesh, ishte regjistruar në vitin 1980.

Dy të tretat e njerëzve që kanë kryer vetëvrasje në vitin e matjes (2020) ishin burra. Më shumë se 70 për qind e të vetëvrarëve ishin mbi 45 vjeç./ KultPlus.com

Read Previous

Kurti dhe Haxhiu takohen me drejtoreshën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Read Next

Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për posedim të narkotikëve