Pensionistët e konsiderojnë të mundimshme paraqitjen çdo 6 muaj për të dëshmuar që janë gjallë

I duhet që cdo 6 muaj të paraqitet për të treguar se është gjallë. Kjo është e vetmja mënyrë për profesorin Xhevat Koshi që të dëshmojë se mund të marrë pensionin.  Ai konsideron që duhet të krijohen lehtësira për kategorinë e pensionistëve sidomos në këtë periudhë të nxehtë të verës kur të moshuarit e kanë pothuajse të pamundur qarkullimin.

Sipas ligjit për skemat pensionale të miratuar nga shteti neni 24 pika 2 të gjithë shfrytëzuesit e pensionit bazik te moshës dhe shfrytëzuesit e pensioneve të parakohshme duhet të paraqiten në zyrat e caktuara nga Ministria një herë në gjashtë muaj me dokumentet përkatëse të identifikimit.

Read Previous

Fillon pastrimi i lumit Trakaniq, punëtorët e KRM “Çabrati” hasin në vështirësi

Read Next

Parashikimi i motit për sot