Pendarovski: Ekziston rrezik që Maqedonia e Veriut të arrijë në pikën kritike demografike

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në Qendrën Memoriale të ASNOM-it tha se duhet të tejkalohen dallimet dhe të ketë unitet rreth fillimit të bisedimeve. Në të kundërtën, sipas Pendarovskit, të rinjtë do të emigrojnë.

“Nevojiten reforma evropiane që do ta ndihmojnë interesin nacional vital, t’i motivojmë të rinjtë të qëndrojnë këtu”, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski.

Sipas tij, ekziston rrezik real që Maqedonia e Veriut të arrijë në pikën kritike demografike dhe nuk ka kthim pas.

“Nëse nuk parandaloget ky trend me politika konkrete, neve na pret një e ardhme e keqe”, u shpreh Pendarovski./Botasot/

Read Previous

Mehmet Ali Pasha, njeriu që themeloi Egjiptin modern

Read Next

Greqia ofron një javë pushime falas për turistët që ikën nga zjarret në Rodos