Peach takon Kurtin e Osmanin, flasin për sigurinë rajonale dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës

I dërguari i Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi, Stuart Peach sot zhvilloi dy takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në platformës X, nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se ata biseduan për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale.

“Sot mirëpritëm të dërguarin e kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor në Kosovë, Stuart Peach. Ai filloi me takimet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurtin duke mbuluar sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale”, kanë shkruar nga ambasada në X. /Telegrafi/

Read Previous

Stoltenberg: Mbështetja për Ukrainën nuk është bamirësi, por investim në sigurinë e aleancës

Read Next

Konjufca: Në Koshare luftoi e gjithë shqiptaria