Pas shumë përplasjeve, Kurti e Rama do të takohen në Samitin e Berlinit në Tiranë

Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet sot në Tiranë do të jetë vendtakimi i dy kryeministrave shqiptarë, Albin Kurti e Edi Rama, pas përplasjeve muajve të fundit.

Kryeministri Rama është kritikuar në Kosovë për qëndrimet e dhëna ditëve të fundit lidhur me situatën e tensionuar në veri, pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga një grup terroristësh serbë.

I njëjti pati anuluar mbledhjen e paraparë mes dy qeverive në korrik, si pasojë e tensioneve në veri të Kosovës. Ndërsa pas kësaj, kryeministri Kurti kishte refuzuar takim me Ramën, jashtë mbledhjes së qeverive.

Ndryshe, Rama është kritikuar në Kosovë edhe për qëndrimet e tij lidhur me situatën e tensionuar në veri. Ai fillimisht Rama u shpreh se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e më pas deklaroi se “veriu është bërë tokë e askujt”

Kujtojmë se samiti i Procesit të Berlinit për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, ku do të marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
/Sinjali/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

26 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi