Parisi mposht Le Havren dhe shkëputet në tabelë

Paris Saint-Germaini e ka mposhtur me vështirësi 1:0 Le Havren të shtunën mbrëma në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t të Ligue 1 të Francës.

Goli i fitores u shënua nga Bradley Barcola në minutën e 37-të.

Te Parisi, Desire Doue humbi edhe penallti në minutën e 79-të.

Parisi është lider me 57 pikë. Katër pikë më pak ka Lensi një pozitë më poshtë.

Le Havre renditet poshtë në tabelë me 26 pikë./koha.net

Read Previous

Kush ishte Khamenei, lideri suprem i Iranit?

Read Next

SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sulmeve parandaluese