Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se dita e hënë, 23 nëntor 2026, do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas parashikimit të IHMK-së, në viset me lartësi më të mëdha pritet të ketë reshje të përziera shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë

/GazetaSinjali/

Read Previous

Vetëm 9 vjeçe, Aria Tamniku shkëlqen në Vjenë dhe fiton çmimin e tretë në piano

Read Next

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot