Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Nuk parashihen reshje.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri 6 metra në sekondë. /KosovaPress/