Parashikimi i motit për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet ndryshim i kushteve atmosferike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pasdite vranësirat do të shtohen, ndërsa lokalisht parashikohen reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 32 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 8 metra për sekondë.

Read Previous

Pas tre dekadash mister, drejtësia jep verdiktin: Shpallet fajtor organizatori i vrasjes së Tupac Shakur

Read Next

Dilemat e juristëve për legjitimitetin e institucioneve që mund të dalin nga kjo legjislaturë