Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka barë të ditur se moti për ditën e sotme do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell.

Sipas parashikimit, në disa zona të vendit priten riga lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar./kp

Read Previous

Të vegjëlit e IP “Ganimete Tërbeshi” nga nesër nisin pushimet verore

Read Next

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq