GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Mot me diell dhe vranësira të dendura pritet të mbajë të martën në Kosovë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu të shoqëruara me rrufe. Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 26 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-12 metër për sekondë./kp