Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të hënën në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen dhe vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në disa zona mund të ketë edhe reshje breshëri, transmeton KosovaPress.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë./kp

Read Previous

Pa rrethoja dhe e rrethuar nga mbeturinat, ura në Firzë e lënë në harresë

Read Next

​Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve