Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2°C ndërsa maksimale e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-17°C, shkruan KosovaPress.
Të mërkurën po ashtu moti pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperatura minimale mund të zbresë deri në 0 gradë ndërsa maksimalja sikurse edhe në dy ditët paraprake pritet të arrijë deri në 17 gradë celsius.
Ndërkohë të enjten është paraparë mot i vranët dhe me intervale me diell por vranësirat në vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë celsius.
Mot me intervale me diell pritet të jetë edhe të premten, maksimalja sikurse edhe në ditët e tjera, pritet të shkoj deri në 17 gradë celsius./kp