Parashikimi i motit për sot

Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sipas imazheve të fundit satelitore, pritet një zhvillim i lehtë i vranësirave dhe reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

Sipas institutit, pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet 10°C dhe 13°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim..kp

Read Previous

QMF në Skivjan me kushte të mira të punës, por me mungesë të stafit të mesëm

Read Next

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, shkak punimet në rrjet