Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme në vend. Në ditët e fundjavës pritet të jetë mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell. Ndërkohë, javën e ardhshme parashihet mot kryesisht me vransira, e me mundësi për reshje të dobëta shiu.
27.03 – Pas mëngjesit me ngrica. Ditën më butë dhe kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje intervale me vransira.
28.03 – Butë, vransira dhe intervale me diell.
29.03 – Kryesisht me vransira, e orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.
30.03 – Kryesisht me vransira.
31.03 – Kryesisht me vransira, e orëve të pasdites priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale ditën e enjte pësojnë rënie gradualisht në rritje, nga -2C deri në 3C, e maksimalet shënojnë përreth vlerave mesatare dhe lëvizin ndërmjet 12C dhe 14C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s, e nga e diela nga verilindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.