Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Vranësirat më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit, ku pritet të ketë edhe reshje lokale.

Ndërkaq, në orët e mbrëmjes reshjet pritet të shtrihen edhe në disa zona të tjera të vendit.

Era do të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-59 km/h.

Megjithatë, mbi vendin tonë temperaturat do të mbesin të larta, minimalja prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C. /GazetaSinjali/

Read Previous

OVL-UÇK: Dorëzuam 285 letra në Asamblenë e Këshillit të Evropës për procesin në Hagë

Read Next

Punëtorët e RTK-së mbajnë sot grevë njëorëshe