Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërsa të dielën parashihet të bie edhe borë.

IHK njofton se të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. 

/Telegrafi/

Read Previous

Ndeshjet e sotme në Botërorin “Katar 2022”

Read Next

Të dielën në Tiranë mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë