Parashikimi i motit

Foto: Vullnet Nixha

Sot pritet të ketë rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sot kur dhe fillon stina e verës meteorologjike, parashihet mot me diell dhe me vranësira të dendura, të cilat nëpër disa lokalitete do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fort nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Read Previous

4 shqiptarë vrasin 30-vjeçarin dhe plagosin 6 të tjerë

Read Next

Sot shënohet ​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve