Parashikimi i motit

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë orëve të pasdites, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C.

Read Previous

Sot takimi në Strasburg ku do të diskutohet agjenda e 16 dhe 17 majit

Read Next

Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë