Paralajmërohet ndërprerje e linjave të udhëtimit në të gjithë Kosovën

Shoqata e Transportit rrugor të Udhëtarëve paralajmëron ndërprerjen e linjave në të gjithë Kosovën. Kryetari i kësaj shoqate në Gjakovë Kadri Rrahmani tha se ata kërkojnë urgjentisht nga Qeveria që të mbështet këtë sektor duke ndarë mjete nga pakoja e rimëkëmbjes, ashtu siç ka premtuar kryeministri Avdullah Hoti në takimin e datës 28 korrik të vitit kaluar. Përndryshe nga e mërkura do të futemi në grevë tha ai.

Në Gjakovë janë të regjistruara 21 kompani të transportit pa i llogaritur ato më të vogla që merren me transport të nxënsve si dhe afërsisht 200 punëtorë të rregullt pa llogaritur ata që angazhohen gjatë sezonit veror apo dimëror. Ata kërkojnë t’u plotësohen kërkesat në të kundërtën greva e gjithë sektorit të transportit është e pashmangshme.

Read Previous

​6 të lënduarit nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj ende po trajtohen në QKUK

Read Next

Nga sot të burgosurve në Kosovë do t’iu lejohet vikendi