Pacientëve në Spitalin e Mitrovicës u servohet ushqim rreptësisht i ndaluar

Pacientët e repartit të Internos në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” sot janë shërbyer me ushqim që ndalohet rreptësisht për konsumim nga personat e sëmurë.

Një qytetar ka dërguar fotografinë e suxhukut shtëpiak me vezë të fërguara i cili u është shërbyer në Interno sot në mëngjes.

Ky lloj ushqimi përmban shumë yndyrna dhe mund të shkaktoj rritjen e yndyrës në gjak, tensionit dhe mund të dërgojë deri në bllokimin e enëve të gjakut.

I njejti është rreptësisht i ndaluar për përdorim, e sidomos në repartin e Internos ku ndodhen pacientët me sëmundje të brendshme tê zemrës, lukthit dhe zorrëve, gjendja e të cilëve mund të përkeqësohet pas përdorimit të këtyre produkteve.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

BE 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për përballimin e pandemisë së COVID-19

Read Next

​Përjashtimi nga garat e frikësoi Spanjën, përfundimisht dorëzohet para Kosovës