Osmani: Udhëheqja e Rugovës ishte shembull e model që duhet ta kujtojmë çdo ditë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ditëlindjen e 78 të presidentit historik Ibrahim Rugova tha se udhëheqja e tij ishte shembull dhe model që duhet ta kujtojmë çdo ditë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj.

“Sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë.

Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Me urti e dije të pashoqe, ai arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre.

Udhëheqja e tij është shembull e model të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë e me të cilin duhet të mishërohemi, në mënyrë që vizionin e Presidentit Rugova për shtet ta bëjmë edhe më kuptimplotë, duke e jetësuar çdo ditë atë”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA: 10 vjeçari e vret nënën e tij sepse nuk ia bleu kufjet

Read Next

Haxhiu: Edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë