Osmani takon sot krerët e partive politike

President Of Kosovo Vjosa Osmani Is Visiting Switzerland President of Kosovo, Vjosa Osmani is visiting Switzerland. Bern, Switzerlnd on March 3, 2021. It is her first visit abroad since her election in February 2021. Since the resignation of President Thaci, Osmani has also held the office of President of the Republic on an interministry basis. In Bern, she was received by Andreas Aebi, President of the Swiss Parliament, for official talks. Switzerland is one of Kosovo’s most important partner and donor countries. Since 1999, the Swiss Armed Forces have also been participating in the international peace-building mission Kosovo Force (KFOR) in Kosovo with the Swisscoy. Photo by Francois Glories/ABACAPRESS.COM Glories Francois/ABACA /PIXSELL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar sot në një takim konsultativ të gjitha partitë politike për të diskutuar rreth procesit zgjedhor dhe ndikimin e këtij procesi në situatën epidemiologjike.

Sipas letrës të cilën Osmani u ka dërguar partive politike thuhet se ky takim do të mbahet për të diskutuar opinionin dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e zgjedhjeve në situatën epidemiologjike.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S., Vjosa Osmani- Sadriu ju fton në takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”, thuhet në letrën e presidentes.

Takimi do të mbahet sot, me fillimin nga ora 16:30 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Takimi i presidentes Osmani me përfaqësues të partive politike, vjen pas letrës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), që ka rekomanduar mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Sipas letrës së IKSHPK-së, mbajtja e zgjedhjeve do të ndikonte në rritjen e rasteve me coronavirus e për pasojë do të rriste edhe rrezikun e rritjes së rasteve të vdekjeve.

“Meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojmë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet ndër të tjera në letrën e IKSHPK-së.

Kujtojmë se partitë opozitare në Kosovë nuk po e mbështesin kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar që të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

/Telegrafi/

Read Previous

Mbi 17 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Zvicra shtrëngon masat për kosovarët që duan të hyjnë në këtë shtet