Osmani: Serbia s’mund të jetë kurrë anëtare e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbisa nuk mund të jetë pjesë e NATO-s përderisa ka shkelur vlerat me të cilat është ndërtuar NATO.

“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s se Serbia, e ai shtet është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, që vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO, mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet që shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare, lëre më që është larg NATO-s, por as që mund të ëndërrojë një ditë të jetë pjesë e NATO-s”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, Serbia është një shtet që ende fle mbi varreza masive.

“Kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s, nuk i ofendon vetëm shtetet anëtare, por edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani pas adresimit në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”.

Ambasadori Hill për televizionin shtetëror serb “RTS” të martën mbrëma kishte thënë se “nëse shikohet se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s se Kosova, në këtë moment po, kjo është shumë e vërtetë për tani”. /RTK/

Read Previous

BE-ja mundëson qasje pa tarifa të importeve ukrainase

Read Next

Osmani: Kur përjashtohen vajzat dhe gratë nga proceset e vendimmarrjes, kufizohet e tërë shoqëria