Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë përmes FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit në Turqi.

Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.

“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu Qeveria e Kosovës deklaroi se qëndron në gatishmëri të plotë për mbështetje dhe solidaritet me Turqinë pas tërmetit tragjik që la qindra viktima.

Ndërkaq, sipas raportimeve tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka lënë të vdekur më shumë se 500 njerëz.

Numri vazhdon të rritet, teksa kërkimet vazhdojnë nën gërmadha.

/Telegrafi/

Read Previous

Ambasada e Kosovës në Ankara me njoftim për shqiptarët pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Read Next

Rreth dy mijë persona kanë aplikuar për njohjen e statusit si të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës