Osmani pas takimit me Fidan: Diskutuam bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikën e jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu falënderime për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës gjatë takimit me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Osmani theksoi se në këtë takim u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe në fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. “Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët,” tha Osmani.

Gjatë ditës, ministri turk Fidan pati takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe homologen e tij, Donika Gërvalla. /Klankosova.tv/

Read Previous

Biden planifikon të mbajë objektivin e 125,000 refugjatëve vitin e ardhshëm

Read Next

Greqia dhe Qiproja të kujdesshme do të diskutojnë projektin e kabllove elektrike më 10 shtator