Rama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën kontroll
Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Budapest të Hungarisë pati një agjendë të ngjeshur, me sërë takimesh të rëndësishme me figurat e larta të vendeve aleate.
Por, e para e vendit nuk e la pa takuar edhe mërgatën kosovare në Hungari, transmeton Klankosova.tv.
Përmes një njoftimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani është takuar me studentë dhe biznese nga Kosova atje.
Madje, e para e vendit shprehet se ata janë pasqyra më e mirë e shtetit, si dhe ura lidhëse me shtetin hungarez./Klankosova.tv