Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Gjermani, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

“Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik”, ka deklaruar Osmani.

Shefja e shtetit ka thënë se një gjë mbetet e palëkundur, se e ardhmja e Kosovës është në NATO e BE, jo vetëm si aspiratë, por si interes strategjik.

“Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike. /RTKlive

Read Previous

S’ka pishinë të mbyllur në Gjakovë, klubi i notit “Vëllaznimi” aktivitetin e zhvillon në Pejë

Read Next

KFOR-i zhvillon operacione ajrore mbi veriun e Kosovës