Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, janë nënshkruar marrëveshjet për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, nënshkruam edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit,” ka thënë Osmani.

Presidentja theksoi gjithashtu përkushtimin e Kosovës ndaj partneriteteve të sinqerta.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.”, shkroi ajo në ‘Facebook’.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Read Next

IKD publikon listën e kandidatëve për deputetë që janë përfshirë në raste penale