Osmani: Ilazi Kodra mbetet shembull i luftëtarit me kauzë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin e Kosovës, Ilaz Kodra në 25- vjetorin e rënies

“Sot në 25- vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me respekt heroin Ilaz Kodra, një ndër luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, krahas kryekomandantit Adem Jashari”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë.

“Ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë, sot është gardian i lirisë dhe shtetit tonë bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së. Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë të rënët për liri”, ka thënë Osmani./rtklive

Read Previous

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Read Next

Sa cigare, alkool dhe para mund të merrni kur hyni në disa vende të Evropës