GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova deri tash demonstroi “shpirt luftarak” në Lojërat Olimpike në Paris.
Megjithatë, ajo tha se dje fati s’ishte në anën e Kosovës as në xhudo dhe as në boks.
“Në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje. Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror. Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë”.
Në fund, Osmani pati një porosi për sportistët nga Kosova që ende janë në garë në Paris.
“Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dinë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”./Express/