Osmani: Falënderova Presidentiv letonez për mbështetjen në rrugën euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Presidentja Osmani ka shkruar se me homologun letonez ka pasur diskutime për bashkëpunim të thelluar.

“Në takim me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike.

Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

/Reporteri.net/

Read Previous

Argjendi arrin një çmim rekord

Read Next

PSG do të marrë pjesë në një tjetër kompeticion të FIFA-s këtë vit