Osman Bukari “qetëson” gjakrat: Kurrë nuk do të tregoja mungesë respekti ndaj Ronaldos

Ylli i Përfaqësueses së Ganës, Osman Bukari është kundërpërgjigjur me pretendimet se ai nuk e respektoi Cristiano Ronaldon gjatë festimit të golit të tij.

Bukari shënoi në minutën e 89-të në humbjen 3-2 të Ganës ndaj Portugalisë të enjten dhe imitoi festën e Ronaldos të njohur si ‘Siuu’.

Ronaldo nuk ishte në fushë kur Bukari bëri kërcimin e tij për festë dhe tani ganezi i është përgjigjur atyre që e kanë akuzuar për mungesë respekti.

“Kam vënë re që festimi im sot ka gjeneruar komente duke pretenduar se kam qenë mosrespektues ndaj Ronaldos”.

“Kjo është e pasaktë. Unë u pushtova nga emocioni i momentit të shënimit të golit ​​për vendin tim në debutimin tim në Kupën e Botës që çoi në festimin tim”, ka shkruar Bukari në Twitter.

Bukari më vonë e cilësoi Ronaldon si njëri nga idhujt e tij.

“Edukimi im nuk më lejon të jem mosrespektues ndaj më të vjetërve, aq më pak për një nga idhujt e mi. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe ne fokusohemi në ndeshjen tonë të radhës!”, shkroi ganezi në postimin pasues.

Ndryshe, Ronaldo hapi rezultatin nga penalltia gjatë ndeshjes së parë të Grupit H, ndërsa golat nga Joao Felix dhe Rafael Leao ishin të mjaftueshëm për të mposhtur skuadrën afrikane, e cila më herët kishte barazuar me anë të Andre Ayew. /Telegrafi/

Read Previous

Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje në Kosovë

Read Next

Një letër e nënshkruar nga Charles Darwin del në ankand për 1 milion £