Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti sot në Kiev për të biseduar me ukrainasin Volodymyr Zelenskyy për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas zëdhënësit të Orban, Bertalan Havasi, tema më e rëndësishme e bisedimeve të sotme janë diskutimet për paqe.
Orban ka qenë një kritik i hapur i ndihmës ushtarake dhe financiare perëndimore që është dërguar në Ukrainë.
Udhëheqësi hungarez mori dje presidencën e radhës të Këshillit të BE-së dhe kjo është vizita e tij e parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të vendit nga Rusia në shkurt 2022. /abcnews.al