Orav pret në takim ambasadorin slloven

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Rreth takimit, Orav ka shkruar në llogarinë e tij në X: “Kënaqësi që e mirëpres sot Ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj”.

Ai ka treguar se gjatë bisedës kanë diskutuar mbi progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Diskutimi ynë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit si familje e BE-së, për të mbështetur progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Orav. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Nesër përfundon afati për licencimin e klubeve të basketbollit

Read Next

Presidenti estonez: Jemi gati të dërgojmë trupat tonë në Ukrainë