Orari i xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë fundjavë me pesë ndeshje të xhiros së 30-të që janë në program për t’u zhvilluar.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin, ku dy ndeshje luhen të shtunën dhe tre të tjera të dielën.

Ndeshja e parë e xhiros zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00, ku Prishtina e Re pret Drenicën.

Të njëjtën ditë, me fillim nga ora 20:00 luhet derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Të dielën Drita pret Llapin me fillim nga ora 15:00 në Gjilan.

Të njëjtën ditë zhvillohen edhe duelet tjera si Ballkani – Ferizaj dhe Dukagjini – Malisheva. /Telegrafi/

Read Previous

​Gjenerali amerikan i Gardës së Ajovës rikonfirmon vazhdimin e mbështetjes për FSK-në

Read Next

Përballje e madhe në basketboll, Trepça dhe Peja kërkojnë finalen