Ambasadorët e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar planet e Izraelit për të marrë kontrollin e Gaza Cityt, duke paralajmëruar për pasoja të rënda humanitare dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit, vende si Britania, Franca, Kina dhe Rusia e kritikuan ashpër ofensivën e paralajmëruar, ndërsa SHBA-ja e mbrojti Izraelin.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se operacioni do të ndihmojë në “çlirimin e Gazës nga Hamasi” dhe këmbënguli se “nuk ka rrugë tjetër”. Ai prezantoi gjithashtu një plan për rritjen e ndihmës humanitare nëpërmjet korridoreve të sigurta dhe pikave të shpërndarjes të menaxhuara nga GHF, me mbështetje të SHBA-së dhe Izraelit.
Nga fundi i majit, OKB-ja thotë se 1373 palestinezë janë vrarë teksa kërkonin ndihma. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbi 61 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite, ndërsa vdekjet nga uria kanë arritur në 217.
Netanyahu ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid dhe ka kritikuar mediat ndërkombëtare për, siç tha ai, “besim ndaj propagandës së Hamasit”, duke mohuar se Izraeli po lejon urinë masive në Gazë.